Qeveria e ka propozuar motrën e Katica Janevës për zëvendëskryetare të Komisionit për Letra me Vlerë

Lile Delixhakova, motra e prokurores speciale publike, Katica Janeva është propozuar për zëvendëskryetare të Komisionit për Letra me Vlerë për shkak përvojës së saj profesionale, shpjegojnë nga Qeveria, shkruan “Fokus”, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë zgjedhjen emrave të anëtarëve të komisionit për Letra me Vlerë e ka bërë sipas parimit se cili kandidat ka përvojë përkatëse profesionale”, thonë shkurt nga qeveria për “Fokus”.

Sipas dokumentit të publikuar në media Qeveria në seancën e 17 të muajit të kaluar propozoi anëtarë të rinj të komisionit, mes të cilëve Delixhakoven. Propozimin për kryetar të komisionit, ish-deputetën e BDI-së, Nora Aliti dhe Delixhakova të jenë të angazhuar profesionalisht.

Dokumentacioni është nënshkruar nga kryeministri Zoran Zaev dhe është propozuar nga Kuvendi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button