Zaev dhe Cipras me 17 maj do të kërkojnë zgjidhje përfundimtare për çështjen e emrit

Planifikohet, por nëse nuk ndodh diçka e pa parashikuar,  me 17 maj në Sofje të mbahet takimi  tet-a-tet mes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryeministrit grek Aleksis Cipras, në Samitin e Ballkanit Perëndimor, njofton portali informativ grek “News 247”, transmeton Portalb.mk.

Në takimin mes dy kryeministrave pritet të kërkohet arritje përfundimtare të marrëveshjes për çështjen e zgjidhjes së emrit të Maqedonisë. Burime diplomatike për “News 247” potencojnë se edhe përkundër vështirësive që ekzistojnë, është arritur përparim dhe marrëveshje në pjesën më të madhe të një pjese të temave në negociata, edhe përkundër asaj se mbetet dallimi kryesor për përdorimin e emrit erga omnes, shkruan portali dhe shton se Zaev dhe Cipras kanë “linjë të hapur telefonike edhe pse bisedat dhe kontaktet nuk publikohen”.

Gazetari i portalit komenton se 11 dhe 12 maj janë të rëndësishme për zhvillimin e ngjarjeve, duke pasur parasysh atë se të premten, në kuadër të konferencës në një qytet të Greqisë, me siguri Dimitrov dhe Koxias do të zhvillojnë takim të ri bilateral, ndërsa për të shtunën përsëri është caktuar takim me ndërmjetësuesin e çështjes së emrit, Metju Nimic, njofton korrespodenti i MIA-s nga Athina.

Ndryshe, ministrat e Punëve të Jashtme janë takuar pesë herë brenda një periudhe të shkurtër.  Së pari në fund të marsit u takuan në Shkup kur Koxxias erdhi me aeroplan pas ndërrimit të emrit të aeroportit të Shkupit, pastaj u takuan në Vjenë me ndërmjetësuesin e emrit, Metju Nimic në Vjenë dhe më pas Koxias përsëri erdhi në Maqedoni në Ohër, ndërsa para dhjetë ditëve përsëri u takuan në Vjenë me Metju Nimic. Dhe herën e fundit u takuan në Selanik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button