Bubevski kërkoi dokumentacion më serioz nga avokati i të akuzuarit në “Tortura” që ta justifikojë mungesën

Ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov sot u ul në bankën e të akuzuarve si i akuzuar në rastin “Tortuna”, por gjykimi është shtyrë për shkak mungesës së të akuzuarit Jovica Stankovski. Avokati i tij Lupço Shvërgovski ka dorëzuar vërtetimin mjekësor ku ka shpjeguar se klienti i tij ka probleme shëndetësore, transmeton Portalb.mk.

Prokurori Gavrill Bubevski theksoi se nga vërtetimi shihet vetëm se i akuzuari merr terapi dhe se ka qenë në pushim deri sot. Ai kërkoi nga mbrojtja të dorëzojë dokumentacion mjekësor tjetër që të shohin se a është arsyetuar mungesa.

Seanca e radhës është caktuar për 13 qershor.

Ndryshe, rasti “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

Në rasti “Tortura” akuzkohen 7 persona, ndër të cilët janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe komandanti i “Alfave” Ivica Antevski – Puki.

ddsdsd

Më poshtë mund të dëgjoni inçizimin e “bombave” dhe video-inçizimin gjatë arrestimit të Boshkovskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button