Tentuan të kalojnë drogë drejt Greqisë, arrestohen dy persona!

Dy të rinj janë arrestuar pasi kanë tentuar të kalojnë drogë drejt Greqisë. Policia në Kakavijë ka vënë në pranga dy persona, që kanë tentuar të kalojnë 20 kilogramë kanabis sativa drejt shtetit grek.

Forcat blu kanë bërë me dije se në pranga përfunduan shtetasit Raul Bodlli nga Shijaku dhe Klajdi Reka nga Durrësi. Të rinjtë ishin duke transportuar me makinë lëndën narkotike, kur janë arrestuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button