Moskë, opozitari rus Alexei Navalny lirohet nga paraburgimi

Opozitari rus dhe themeluesi i Fondit për luftën kundër korrupsionit, Alexei Navalny, pas arrestimit të djeshëm sot u lirua nga paraburgimi në Moskë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Navalny në rrjetet sociale tha se ai u padit për shkelje të procedurave në organizimin e protestave dhe rezistencës ndaj policisë.

Seanca e parë gjyqësore kundër Navalny u caktua më 11 maj.

Në prag të inaugurimit të nesërm solemn të Vladimir Putin-it si president i sërishëm i Federatës Ruse, në shumë qytete ruse dje u mbajtën protesta anti-qeveritare ku u arrestuan të paktën 1.500 demonstrues.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe organizatori i protestave Navalny.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button