Spanjë, shërbimi detar shpëton 476 migrantë në Mesdhe

Të paktën 476 emigrantë u shpëtuan në brigjet jugore të Spanjës pasi u përpoqën të kalonin Detin Mesdhe nga bregu afrikan, njoftoi shërbimi detar spanjoll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shërbimi detar njoftoi se të premten dhe të shtunën shpëtuan migrantët nga 15 anije të vogla. Nuk ka informacione për viktima të mundshme.

Kushtet e mira të motit në këtë zonë kanë shkaktuar një valë të re përpjekjesh për të kaluar Detin Mesdhe.

Çdo vit dhjetëra mijëra refugjatë dhe emigrantë përpiqen të kalojnë Mesdheun në kërkim të një jete më të mirë në Evropë dhe mijëra prej tyre mbyten gjatë përpjekjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button