Ivanov – Radev: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, garanton paqe dhe stabilitet

Presidenti Gjorge Ivanov realizoi një takim në Dojran me kolegun e tij bullgar Rumen Radev, i cili qëndroi për vizitë në vendin tonë, njofton Alsat-m. Megjithatë presidenti Ivanov megjithatë nuk morri pjesë në Ditën e guximit të Armatës bullgare në Novo Sello, por e priti kolegun e tij bullgar Rumen Radev tek fusha e futbollit, pas çka u nisën për në Dojran ku realizuan një takim bilateral.

Gjatë takimit dy burrështetasit kanë folur për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, rritjen dhe forcimin e dialogut politik, për procese integruese të Republikës së Maqedonisë dhe janë shkëmbyer mendime për sfidat aktuale në rajon dhe Bashkimin Evropian.

Ivanov shprehu shpresë se Bullgaria si kryesues me Bashkimin Evropian, pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian, do vazhdoj ti përkrah proceset integruese të Maqedonisë, veçanërisht marrjen e datës për fillimin e negociatave.

************************************************************************************

13:00- Presidenti Gjorge Ivanov, do të takohet me homologun e tij bullgar në Dojran, i cili qëndron për një vizitë pune në Maqedoni.

“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë kanë dialog të vazhdueshëm politik dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale që i karakterizon miqësia tradicionale, ishte konstatimi i përbashkët i të dy presidentëve, gjatë vizitës zyrtare të presidentit Radev në Republikën e Maqedonisë në shkurt të këtij viti”.

Shefi i shtetit të Maqedonisë Gjorge Ivanov me ftesë të presidentit bullgar Radev në qershor do të qëndrojë për vizitë zyrtare kthyese në Republikën e Bullgarisë, thonë nga Kabineti i Ivanovit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button