Ushtarët e ARM-së marrin pjesë në paradën e ditës së forcave të armatosura bullgare

Një njësi e batalionit të katërt të mekanizuar të këmbësorisë së Brigadës së Parë të Mekanizuar Këmbësorike të Armatës së Republikës së Maqedonisë sot në Sofje do të marrë pjesë në paradën me rastin e ditës së forcave të armatosura bullgare.

Në paradën në Sofje do të marrë pjesë një delegacion të lartë ushtarak i Ushtrisë i udhëhequr nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-lejtnant Metodi Veliçkovski.

Pjesëmarrja e njësive të Armatës në këtë paradë bazohet në ftesën e pranuar nga presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev, gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoni, në shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button