Pakistan, rritet numri i minatorëve që humbën jetën nga shpërthimi në minierë

Rritet në 23 numri i të vdekurve në një shpërthim të gazit metan i cili ndodhi në një minierë të qymyrit në qytetin Kuetta të Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Inspektori i Minierave Iftihar Ahmet lidhur me shpërthimin e gazit metan që ndodhi në minierën e qymyrit të fshatit Marghat të kryeqytetit të provincës Baloçistan, në Kuetta, tha se si rezultat të angazhimeve për shpëtim që u zhvilluan gjatë ditës së djeshme janë gjetur trupat e pajetë të 16 minatorëve.

Ahmet shtoi se në angazhimet për shpëtim të cilat vazhduan edhe sot janë gjetur edhe trupat e pajetë të 7 minatorëve, duke shtuar se kanë përfunduar aktivitetet për kërkim dhe shpëtim.

Sipas mediave pakistaneze, në orarin e punës kur ka ndodhur shpërthimi në minierë ndodheshin 25 deri në 30 minatorë.

Në minierat e rajonit edhe më parë ka patur aksidente për shkak të mos marrjes së masave të nevojshme të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button