Shpërthim në Rripin e Gazës, 5 të vdekur

Të paktën 5 palestinezë e kanë humbur jetën ndërsa 3 të tjerë janë plagosur në një shpërthim i cili ndodhi në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref Kudra në një deklaratë me shkrim tha se si pasojë e shpërthimit që ndodhi në pjesën qendrore të Rripit të Gazës 5 persona e kanë humbur jetën ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.

Ai theksoi se të vdekurit dhe të plagosurit janë dërguar në spitalin Shuheda al-Aksa të qytetit Dejr el-Belah në qendër të Rripit të Gazës.

Dëshmitarët e rastit thonë se në një rajon në mes të Dejr el Belah-ut dhe Ez-Zevadiyes ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button