Gjashtë të lënduar nga përmbytjet në Ankara

Të paktën gjashtë persona të lënduar është bilanci i përmbytjeve që të shtunën përfshinë disa vendbanime në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, në veçanti komunën Mamak, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ndodhi një fatkeqësi e përmasave të papara deri më sot, ku gjashtë persona mbetën të lënduar, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetë”, deklaroi zyrtari i komunës Mamak, Mustafa Tuna.

Ai tha se ndjejnë keqardhje për atë që i ndodhi kësaj lagjeje, për të shtuar se ngushëllimi i vetëm është fakti se nuk ka viktima në njerëz.

Përmbytjet përfshinë disa pjesë të qytetit të Ankarasë, por më rëndë vendbanimin Mamak, ku uji mori me vete automjete.

Janë përmbytur edhe shumë hapësira biznesi në atë pjesë të kryeqytetit të Turqisë, pasi siç rrëfen shtetasi Fatih Erdogan, uji është shfaqur papritur.

“Uji mori me vete automjete dhe shkatërroi edhe hapësira biznesi”, tha Fatih.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button