“27 prilli”, pritet hetim i brendshëm në Prokurori

Javën e ardhshme, duhet të përfundojë hetimi i brendshëm në Prokurorinë Themelore për veprimin e mundshëm të pandërgjegjshëm të prokurorëve për ngjarjet e 27 prillit. Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit Ljubomir Jovevski konfirmoi për Alsat M, se një hetim i brendshëm është duke u zhvilluar mbi procesin e kryerjes së procesit të prokurorisë dhe po hetohet nëse ndonjë prokuror pas 27 prillit të përgjakshëm ka vepruar në kundërshtim me ligjin e Prokurorisë Publike. Ka disa opsione nëse komisioni pesë-anëtarësh i themeluar nga prokurori i shtetit përcakton lëshime.

Prokurorët mund të paralajmërohen, të marrin vërejtje publike, të gjobiten nga 15 deri në 30 për qind të pagës ose të shkarkohen nga puna. Jovevski nuk e përjashton mundësinë e përfundimit të procesit të hetimit të brendshëm vetëm me masa disiplinore ose paralajmërime, por ai nuk e përjashton mundësinë që nëse për ndonjë prokuror ka dëshmi të forta se ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme, për të, të iniciohet procedurë për shkarkim në Këshillin e Prokurorëve. Neni 68 i Ligjit për Prokurorët Publik parashikon shkarkimin, transmeton Alsat M.

“Për shkak të një shkelje më të rëndë disiplinore që e bën atë të padenjë për kryerjen e funksionit të Prokurorit Publik të parashikuar me ligj, dhe për shkak të kryerjes joprofesionale dhe jo-etike të funksionit të prokurorit publik nën kushtet e përcaktuara me ligj.

Propozimi për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë nga paragrafi (1) i këtij Neni duhet të dorëzohet brenda 30 ditëve nga dita e mësimit, por jo më shumë se dy vjet nga dita e kryerjes së shkeljes”,  thuhet në Ligjin për Prokurori Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button