LSDM po i analizon ofertat e partnerëve të rinj eventual të Qeverisë

Partitë të cilat janë në bisedime me Zoran Zaev për të hyrë në koalicionin qeveritar tashmë i kanë dorëzuar oferat e tyre te ai, informon kryeministri. Ai tha se se gjatë fundjavës në trupet partiake, por edhe në koalicionin e LSDM-së do të shqyrtohen propozimet e tilla dhe me siguri do të sillet vendim se kush do të jenë partnerët e ardhshëm qeveritar, Rikonstruimi që disa muaj po paralajmërohet është duke hyrë në fazën finale, shkruan Sitel, transmeton Portalb.mk.

Për hyrje në kabinetin e Zaev lujtojnë të dy fraksionet e BESA-s, ajo me kryetar Afrim Gashin që ka tre deputet në Kuvend dhe ajo me kryetar Bilall Kasamin që ka dy deputet. Për partner qeveritar konkuron edhe PDSH-ja që ka dy deputet. Deri tani nuk ka informata se për cilat vende luftojnë Gashi, Kasami dhe Thaçi.

Afrim Gashi mbrëmë konfirmoi se bisedimet janë në fazën finale, pa potencuar se për cilat resore pretendon dhe me cilët kuadro, por tha se do të ishte e rëndësishme që fraksioni i tij i BESA-s të jetë pjesë e qeverisë në këto momente.

Nga fraksioni i Besës me kryetar Afrim Gashi para tre ditëve thanë se kërkojnë vend për ministër pa resor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button