Zaev: Deputetët e LSDM-së janë kundër që Bogov përsëri të jetë guvernator i BPRM-së

Grupi parlamentar i LSDM-së nuk e pranon propozimin e kryetarit të shtetit, Gjorgje Ivanov që guvernator i Bankës Popullore të jetë Dimitar Bogov, informoi sot nga Dojrani kryeministri i shtetit Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Ai informoi se në fund të marsit ka pasur takim me kryetarin e shtetit, Gjorgje Ivanov ku të dy vendosën që së pari duhet të diskutohet me guvernatorin aktual se a do të pranojë edhe një herë kandidaturën për guvernator.

Megjithatë, më nuk është biseduar me Ivanovin në lidhje me këtët temë, ai ka vendosur që ta propozojë Bogov në Kuvend pa i treguar Zaevit që ta shoh se a pranojnë shumica parlamentare që duhet ta zgjedh njeriun e parë të Bankës Popullore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button