Europol arrestoi 58 persona për pastrim parash

Policia Evropiane (Europol), arrestoi 58 persona, në një aksion i cili ka për qëllim të parandalojë mashtrimet tatimore dhe pastrimin e parave, raporton Anadolu Agency (AA).

Europol bëri të ditur se të udhëhequr nga autoritet e Spanjës, kolegët e tyre në Belgjikë, Bullgari, Gjermani, Hungari, Itali, Portugali dhe Rumani, morën pjesë në operacionin e madh të quajtur “Operacioni Endrat”.

Siç bëhet e ditur, pjesë e këtij hetimi kanë qenë persona të përfshirë në mashtrim me TVSH-në dhe pastrim parash.

Europol njofton se të dyshuarit e arrestuar janë kapur në Belgjikë, Gjermani, Portugali dhe Spanjë.

Grupi ka funksionuar në nëntë vitet e fundit, dhe ka qenë aktiv në tërë territorin e Evropës, ku thuhet se ka kryer mashtrim me TVSH-në dhe pastrim parash në vlerë me mbi 390 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button