Policia e Maqedonisë i tregoi aftësitë e saja me ushtrimet sot në Ohër (FOTO/VIDEO)

Në portin e Ohrit, anëtarët e Njësitit Special, Policia e Liqenit dhe Njësiti i Helikopterëve, me rastin e shënimit të 7 Majit, Ditës së Policisë së Maqedonisë kanë prezantuar para opinionit një pjesë të aftësive të tyre profesionale dhe efikasitetit të tyre, duke demonstruar disa nga skenarët e mundshme në ujërat e Liqenit të Ohrit.

Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme para disa qytetarëve kryen një ushtrim taktik, duke sulmuar një objekt lundrues dhe arrestuar “personat e rrezikshëm”.

I pranishëm në këto aktivitete ishte edhe ministri Oliver Spasovski, i cili tha se Policia e Maqedonisë është e gatshme të përballet me çdo sfidë, transmeton Portalb.mk.

“Sot patëm nder të madh që këtu në Ohër të tregojmë ushtrim taktik me të cilin i treguam edhe kapacitetet e  Njësitit Special, Policisë së Liqenit dhe Njësitit të Helikopterëve    dhe me të vërtetë ishte një ndjenjë e shkëlqyer që të shihen të gjitha mundësitë e policëve maqedonas, para se gjithash të njësive speciale dhe me këtë të tregojmë se jemi të përgatitur të përballemi me sfidat”, tha ministri Oliver Spasovski.

Nesër aktivitete dhe ngjarje tjera do të mbahen edhe në Shtip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button