Liria në internet: Nevojitet edukim, vetëdije më e lartë dhe praktikë transparente gjyqësore

Nevojitet edukim, vetëdije më e lartë dhe praktikë transparente gjyqësore që do të jenë garanci për sundimin e të drejtë dhe lirinë në internet, si dhe njësi të specializuara gjyqësore dhe gjykatës për të drejtat autoriale, ishin disa nga përfundimet e ngjarjes së dytë publike “Liria në internet”, të organizuar nga Fondacioni “Metamorfozis”, e që u realizua në bashkëpunim me Fakultetin për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri kompjuterike – FSHIIK dhe “Forumin për menaxhim të internetit në Maqedoni”(IGF), njofton Portalb.mk.

Ngjarja iu kushtua prezantimit të raporteve paraprake të projektit “Liria në internet”, të financuar nga Oda e avokatëve amerikanë (ABA ROLI) si dhe nga Shoqata për Komunikime Progresive (APC) si pjesë e projektit për mbështetje, promovim, formësim dhe pëkrhaje të lirisë në internet, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në internet, si dhe prezantimit të rezultateve të matjeve të nivelit të hapjes së institucioneve nga projekti “Rrjeti për llogaridhënie, teknologji dhe institucione të hapura në Evropën Juglindore”, të mbështetur nga BE-ja.

Projekti “Liria në internet” dhe raportet paraprake për lirinë e shprehjes, privatësinë dhe sigurisë në internet në Maqedoni në pika të përgjithshme i prezantoi Filip Stojanovski, drejtor programor në Fondacionin “Metamorfozis”. Pastaj, avokati Valentin Pepeljugovski, ekspert për të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme, e prezantoi Raportin Paraprak për gjendjet që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme.

Për Raportin paraprak për gjendjet që kanë të bëjnë me zbatimin e kornizave që lidhen me përgjimin foli Aleksandar Nikollov, drejtor ekzekutiv i Asociacionit “Zenit”, ndërsa Liljana Pecova – Ilieska nga Fondacioni “Metamorfozis” e prezantoi rezultatet e monitorimit për hapjen dhe transparencën institucionale në Republikën e Maqedonisë nga projekti ““Rrjeti për llogaridhënie, teknologji dhe institucione të hapura në Evropën Juglindore” (ACTION SEE).

Në diskutimet e gazetarëve, juristëve, avokatëve dhe aktivistëve, mbizotëroi mesazhi se duhet kushtuar vëmendje e madhe rritjes së vetëdijes publike për standardet ligjore ndërkombëtare që duhet të zbatohen, ndërsa avokatët që punojnë në këto fusha në Maqedoni, i prezantuan edhe përvojat e tyre, mirëpo edhe praktikën gjyqësore për rastet që kanë të bëjnë me internetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button