Manchester United klubi më popullarizuar në botë

Një hulumtim i realizuar nga agjencia Kantar e ka nxjerrë Manchester Unitedin si klubin më të popullarizuar në botë me 659 milionë tifozë anekënd globit.

Në këtë studim, i cili është më i madhi i bërë ndonjëherë për futbollin, janë përfshirë 54.000 participantë nga 39 vende të ndryshme.

Sipas rezultateve, Djajtë e Kuq kanë 71 milionë tifozë në Amerikën Veriore dhe Jugore, 90 milionë në Evropë, 173 milionë në Afrikë dhe Lindje të Mesme dhe 325 milionë tifozë në Azi.

Hulumtimi i Kantar konfirmoi edhe një herë se futbolli është sporti më i popullarizuar në botë me 1.6 miliardë tifozë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button