Nesër në Çair do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit

Komuna e Çairit informon të gjithë qytetarët se me rastin e organizimit të mini-maratonës “Të vrapojmë për shn’et”  nesër do të vendoset regjim i përkohshëm për qarkullim në komunikacion, përcjell Portalb.mk.

Nga shërbimi për informim i komunës bëjnë të ditur se në periudhën prej orës 11:00 deri në ora 15:00 nesër e shtunë data 5 maj, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “Kemal Sejfulla”, si dhe nuk do të lejohet parkimi i veturave në krosinë e fundit të bulevardit nga të dyja anët e rrugës.

Nga komuna e Çairit po ashtu rikujtojnë qytetarët se në rast të parkimit të automjetit në kohën dhe lokacionin e përmendur, automjeti do të largohet nga ana e shërbimit- merimangë dhe pronarët e automjeteve do të ballafaqohen me ndëshkimet ligjore në pajtueshmëri me ligjin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button