fbpx

TV 21 dhe TV 24 nuk fituan leje nacionale, shuhet radio “Sllobodna Makedonia”

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale njëzëri u soll vendim që të fillohet me procedurën e marrjes së lejes për radion “Sllobodna Makedonia”. Siç theksoi kryetari i Këshillit, Llazo Petrushevski, mbetet mundësia që në afatin ligjor prej 15 ditëve prej kur radiodifuzeri do ta pranojë vendimin, mund të merr masa për t’i përmbushur kushtet, transmeton Meta.mk, përcjell Portalb.mk.

Njëkohësisht, anëtarët e Këshillit njëzëri sollën vendim që të mos i jepet leje nacionale, gjegjësisht emetim në eterin e tërë territorit të vendit për televizionet “21” dhe “24”. Si arsye për këtë u theksua rekomandimi nga studimi të cilin me kërkesë të Agjencisë për shërbime audio dhe audio vizuale e ka kryer “Market Vision”, gjegjësisht përfundimet janë se në kushte të zvogëlimit të marketingut dhe situatës ekonomike të stagnuar, nuk duhet të hapet konkurs për ndarjen e lejeve për emetim nacional, gjegjësisht të mos ndahen leje për këto televizione.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close