K.M. “Tefejuz” gjithashtu me medalje në Paris

Gjatë fundjavës në qytetin e bukur të Parisit është mbajtur turneu tradicional i mundjes “Ville de Bagnolet” ku kanë marrë pjesë disa shtete evropiane. Maqedoninë më këtë aktivitet ndërkombëtar e kanë prezantuar klubet Liria dhe Tefejuz.

Përveç Lirisë, për sukseset e të cilëve ju kemi njoftuar, edhe klubi tjetër shkupjan “Tefejuz” pati rezultate të shkëlqyeshme, fitoi katër medalje. Me ari janë stolisur Ertan Rexhepi (60kg) dhe Adem Ademi (85kg), kurse me bronz u desh të pajtohen Besmir Veseli (74kg) dhe Kristijan Peshko (63kg).

“Ishte 1 turne i fuqishëm në Paris, ku mundësit treguan lufta të shkëlqyera. Besmir Veseli u pengua nga referi dhe nuk mundi të plasohet në finale, ndërsa unë e kam fituar kampionin e Francës në finale” – u shpreh Ertan Rexhepi, kampion në kategorinë 60 kilogram.

“Falenderojmë për këtë udhëtim që na mundeëoi Kryetarin e klubit Bilgin Xheladin i cili  u përkujdes gjatë gjithë kohës për neve, bashkë me trajnerin Nazmi Aliu” – shtoi Rexhepi. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button