Dimitrov: E ndajmë fatin e njëjtë me BE-në

“E ndajmë fatin e njëjtë me BE-në, por ende nuk jemi në tavolinë”, ka deklaruar shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov në takimin katërpalësh që po mbahet në Selanik.

“Politikisht jemi pjesë e BE-së, gjeografikisht jemi këtu, e ndajmë fatin e njëjtë ekonomik në marrëdhënie tregtare dhe në investime të jashtme. E ndajmë fatin e njëjëtë me BE-në, por nuk jemi me të vërtetë në tavolinë”, tha Dimitrov.

Ai e falënderoi ministren bullgare për Punë të Jashtme, Ekaterina Zakharieva dhe kryeministri Boyko Borisov, pasi që sipas tij, arritën që si udhëheqëse e BE-së, ta drejtojnë rajonin në agjendën politike të BE-së, dhe vitin 2018 ta bëjnë vit të mundësive.

Dimitrov theksoi se nuk mund të bëhemi vend i lumtur, nëse rajoni nuk lëviz në drejtimin e përbashkët, duke shtuar se zhvillimet e tanishme janë çast pozitiv për tërë rajonin.

Por Dimitrov dhe Koxias do të takohen edhe javës së ardhshme në konferencën ndërkombëtare që do të mbahet në Sunio, në afërsi të Athinës.

http://portalb.mk/522862-takimi-ne-selanik-mundesi-e-re-per-perafrimin-e-qendrimeve-rreth-ceshtjes-se-emrit/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button