“Fotografia që flet” dëshmi për një të ardhme të mirë për shqiptarët

Nxënës të shkollës së mesme ekonomike “Arseni Jovkov”, në një mbrëmje oratorike të mbajtur sot dëshmuan se shqiptarët e Maqedonisë mund të shpresojnë në një ardhmëri të sigurtë intelektuale, gjykuar nga paraqitja e nxënësve.

“Jam i sigurt se kjo është një arritje për rininë shqiptare dhe kemi një vision të përbashkët që të ecim përpara rininë shqiptare” – tha Rexhep Avdiu, nga grupi Unique Code, të cilët organizuan dhë përmbajtjën këtë mbrëmje.
Mbrëmja kishte të bëjë me një fotografije dhe shpjegim për simbolikën dhe kuptimin e saj.

Organizator të mbrëmjes ishin Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “RACIO” në bashkëpunim me UNIQUE CODE.

Fahmi Osmani, kryetar i Qendrës për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “RACIO” shpjegoi rrjedhën e proektit “Edukohu dhe debato, zëri yt ndihmon shoqërinë”, në kuadër të së cilit u zhvillua edhe kjo mbrëmje.

“Në kuadër të proektit “Edukohu dhe debato, zëri yt ndihmon shoqërinë”, është organizuar kjo ngjarje e cila kishte të bëjë me analizën e disa fotografive si rezultat i fazës së tretë të këtij proekti. Gjegjësisht faza e parë kishte të bëjë me zhvillimin e aftësive intelektuale të të rinjëve e cila u realizua me ligjërata nga profesor eminent të Maqedonisë.

Faza e dytë e këtij proekti kishte të bëjë me zhvillim e shkathtësive komunikuese.

Faza e tretë është zhvillimi i aftësive organizative, në kuadër të së cilës është bërë ndarja në tre grupe e nxënësve, të cilat do të ndërmarrin iniciativa, si proekti i djeshëm ‘Edhe unë jam Evropë’, dhe ‘Fotografia që flet’,”- tha Fahmi Osmani.

Ai gjithashtu paralajmëroi se prej vitit të arshëshëm akademik planifikojnë që debatin dhe aktivitetet ta zgjerojnë edhe në nivel studentor.
“Tashmë jemi duke i filluar pregaditjet që prej vitit të ardhëshëm akademik të fillojmë të bëjmë aktivitete edhe për student”- shtoi ai.

Mbrëmja u mbajt në hapësirat e Komunës së Çairit, ku të pranishëm ishin nxënës, prindër e profesorë./Portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button