Dimitrov ditën në Selanik e filloi me kolegen e tij nga Bullgaria, Ekaterina Zaharieva

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ditën në Selanik e filloi me mëngjes pune me kolegen e tij nga Bullgaria, Ekaterina Zaharieva para mbledhjes së katër ministrave të vendeve ballkanike të Maqedonisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Greqisë, transmeton Portalb.mk.

“Kam bërë gabim strategjik me atë që negociatat me Bullgarinë i kam finalizuar shumë shpejt dhe e kemi nënshkruar marrëveshjen vjet në gusht sepse nuk e shoh shpesh ministren”, tha me shaka Dimitrov gjatë mbledhjes.

“Atë që jemi përpjekur ta bëjmë me Ekaterinën dhe Nikos nuk është garë. Jemi të sigurt se mund të jemi të lumtur dhe stabil në vend me qëllim të njëjtë, sepse përballemi me sfida të njëjta”, ka shtuar ai.

Pas takimit me katër ministrat është parashikuar edhe takim bilateral mes Dimitrovit dhe Koxias ku më pas do të ketë edhe deklaratë për media për të njoftuar rreth takimit.

http://portalb.mk/522862-takimi-ne-selanik-mundesi-e-re-per-perafrimin-e-qendrimeve-rreth-ceshtjes-se-emrit/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button