25 vjetori i ekzistimit të FSHHM-së, Panovska: 2018-ta, mundësi e madhe për Maqedoninë (VIDEO)

Në kuadër të aktivitetit për shënimin e 25 vjetorit të ekzistimi të Fondacionit për Shoqëri të Hapur – Maqedoni (FSHHM-së), sot mbahet konferencë rajonale “Pse Evropa, pse tash?” e cila ka për qëllim që të diskutojë se pse është e rëndësishme për Maqedoninë procesi eurointegrues. Në lidhje me këtë, drejtoresha e FSHH-së Maqedoni, Fani Karanfillova Panovska deklaroi se viti 2015 mund të jetë gjasë e madhe për Maqedoninë dhe rajonin ballkanik në procesin eurointegrues, transmeton Portalb.mk.

“Aktivitetin e fillojmë me konferencën “Pse Evropa, pse tash?”, pasi kursi evropian dhe integrimi i Maqedonisë në Evropë është prioritet për momentin. E njëjta është edhe për Fondacionin tonë, sepse vlerësojmë se Maqedonisë i duhet integrim evropian. Me marrjen e rekomandimit të pakushtëzuar në prill, vlerësojmë se 2018-ta mund të jetë gjasë e madhe për Maqedoninë, por edhe për rajonin”, tha Karanfillova – Panovska.

Nga kjo konferencë, siç tha Karanfillova  – Panovska dëshirojnë të dërgojnë porosi se Maqedonisë i duhet datë për nisjen e bisedimeve: “nëse dëshirojmë që me të vërtetë të kemi përparim në këto procese”.

Sa i takon ndryshimit të klimës ndaj sektorit civil dhe hapësirës së funksionimit, Karanfillova – Panovska u shpreh se tashmë të njëjtit janë pjesë e procesit të krijimit të politikave udhëheqëse – por duhet të dëshmojmë se mund të kontribuojmë.

“Hapësira që edhe sektori civil të marrë pjesë në krijimin e politika udhëheqëse për momentin është e hapur. Kjo është që 11 muaj dhe duhet të mbetet kështu dhe jo të jetë vetëm formë. Por këtu duhet edhe sektori civil të dëshmojë se mund të kontribuojë dhe procesi të jetë i hapur edhe më tej”, tha Karanfillova – Panovska.

Përndryshe, me një seri ngjarjesh rajonale dhe ndërkombëtare në tema me rëndësi shoqërore, me organizim të një ekspozite dhe me promovim të filmit dokumentar dhe monografisë, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM) do ta shënojë 25 vjetorin e ekzistimit të tij në Maqedoni.

Shënimi i 25 vjetorit të FSHHM-së filloi të enjten, me promovimin e filmit dokumentar për Fondacionin dhe me një ekspozitë multimediale me të cilat do të prezantohet puna dhe arritjet e tij gjatë periudhës së kaluar. Gjatë muajit maj do të organizohen disa konferenca, në të cilat pjesëmarrësit nga Maqedonia dhe jashtë vendit do të diskutojnë për tema të rëndësishme si hyrja e Maqedonisë në BE, forcimi ligjor, shëndeti i romëve, liria dhe interneti, të rinjtë dhe shoqëria e hapur, reformat arsimore, fuqia e artit dhe e kulturës për ndryshime shoqërore, si dhe e ardhmja dhe perspektivat e shoqërisë së hapur në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button