Skandal: Ambasadori maqedonas Naumovski e ka bojkotuar vizitën me Shekerinskën gjatë vizitës së saj në SHBA

Unë në Uashington për një moment kam menduar se nuk kemi ambasador atje sepse nuk e kam parë zyrtarisht, as në fillim e as në fund të vizitës, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në emisionin e mbrëmshëm të televizionit Telma, transmeton Portalb.mk.

“Konsideroj se është sjellje skandaloze sepse ambasadorit tonë nuk i pengon që çdo të parën ditë të muajit të merr rrogë nga qeveria. Megjithatë ju e anashkaluat vizitën e Pentagonit që ndodh çdo 6 vjet, kjo së pari flet për kalibër diplomatike, por edhe për papërgjegjësinë ndaj kryerjes së funksionit”, tha Shekerinska.

Ai shtoi se për këtë sjellje të ambasadorit do ta informojë ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button