Me të bardhën dhe të verdhën e vezës mund të bëni mrekullira për fytyrën tuaj!

Nuk ka më mirë se të bësh një maskë për fytyrën.

Pas një dite të lodhshme pune në zyrë, është e nevojshme që të shkarkoni stresin, të pushoni, por edhe të përkujdeseni për lëkurën tuaj. Nuk po flasim për maskat në sallone bukurie, por për ato që mund t’i përgatisni vetë në shtëpi, me produktet që mund t’i keni në frigoriferin tuaj, shkruan Bordo.al. 

Merrni një kokërr vezë dhe ndajeni të bardhën nga e verdha. Të bardhën e vezës rriheni mirë derisa sa të formohet si shkumë dhe aplikoheni në fytyrë për 15-30 minuta. Më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët dhe bëni të njëjtën gjë me të verdhën e vezës.

E bardha zhduk yndyrën e tepërt të fytyrës, ndërsa e verdha e vezës e bën më të butë atë. Duhet t’i bëni me rradhë proceset që rezultatet të jenë sa më të mira!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button