Afrikë e Jugut, dënohet me 32 vjet burg për vrasjen e ish të dashurës

Një gjykatë e lartë në Johannesburg në Afrikën e Jugut ka dënuar një 28 vjeçar me 32 vjet heqje lirie për vrasjen e ish të dashurës së tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Dje gjykata shpalli fajtor 28-vjeçarin Sandile Mantsoe për rrahjen e të dashurës së tij 22 vjeçare Karabo Mokoena deri në vdekje, i cili më pas ka djegur trupin e saj teë vdekur.

Vrasja e Mokoena-s ndodhi vitin e kaluar dhe shkaktoi zemërim dhe protesta në të gjithë provincën Gauteng, e cila përfshin qytetet Johannesburg dhe Pretoria.

Gratë përdorën hashtagun #MenAreTrash për të dënuar incidentin. Disa burra u bashkuan me fushatën e tyre për të luftuar abuzimin me gratë.

Gjyqtari në detyrë Peet Johson tha se i akuzuari nuk tregoi keqardhje dhe ishte një rrezik për shoqërinë.

Johson tha se Mantsoe u përpoq të fshehë trupin e djegur, por për fat të mirë zbatimi i ligjit e zbuloi dhe e solli atë para drejtësisë.

Afrika e Jugut është vend me rastet më ta larta të përdhunimit dhe vrasjeve anembanë botës, me shumicën e viktimave të vrarë nga partnerët e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button