Federer kthehet në fushë në qershor

Tenisti i dytë në renditjen botërore, zvicerani Roger Federer, njoftoi se do të kthehet në fushën e tenisit në Kupën Mercedes që do të mbahet muajin e ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jam i emocionuar të njoftoj se do të kthehem në fushë me Kupën Mercedes që do të mbahet në Gjermani në muajin qershor. Pres me padurim të dalë në fushat me barë në Shtutgart”, ka shkruar në Facebook 36 vjeçari Federer, i cili për një kohë pauzoi.

Edhe këtë vit, Federer nuk ka parapëlqyer të marrë pjesë në turnetë në fusha me dhe, përfshirë edhe turneun French Open, kurse edhe vitin e kaluar ishte rikthyer në Kupën Mercedes.

Kupa Mercedes do të mbahet në Shtutgart mes datave 9 dhe 17 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button