Bogov: BPRM nuk duhet të mbetet pa guvernator

Guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov thotë se institucioni nuk guxon të mbetet pa njeriun e parë sepse mund të ndodhin shumë implikime negative ndaj ekonomisë së shtetit. Ai pret që guvernatori i ri të zgjidhet në afatin e parashikuar dhe të respektohet ligji i BPRM-së, transmeton Portalb.mk.

“BPRM ka shumë funksione të rëndësishme në ekonomi, e mban stabilitetin e çmimeve përmes kursit stabil të denarit në krahasim me euron, kujdeset për sigurinë e sektorin bankar. Lënia e BPRM-së pa guvernator do të kishte shumë implikime negative. Akoma shpresojmë se në përputhje me ligjin e BPRM-së do të arrihet marrëveshje”, tha Bogov duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske.

Ai konsideron se duhet të zgjidhet guvernator i ri profesional që do të kryejë punën e tij në mënyrë profesionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button