Popovski: Duhet të bëjmë shumë më tepër për lirinë e mediave

Bashkërisht duhet të punojmë në standardet për lirinë e mediave që do të vlejnë për çdo qeveri. Ne deri tani kemi bërë shumë, por duhet bërë edhe më shumë punë, tha në konferencën e sotme ministri i Transparencës dhe llogaridhënies, Robert Popovski, transmeton Portalb.mk.

“Dëshmi se deri tani kemi bërë shumë për lirinë e mediave janë raporti i BE-së, raporti i Freedom House dhe raporti i Raportuesve pa Kufij. Përfaqësuesit e qeverisë marrin pjesë në të gjithë debatet e mediave ku ftohen. Kjo do të vazhdojë edhe më tej”, tha Popovski.

Ministri theksoi se për këtë garniturë qeveritare nuk do të ketë tolerancë për kërcënime dhe fyerje ndaj punëtorive mediale, sepse fortë i dënojnë sulmet e deritanishme ndaj gazetarëve.

Në pikëpamjen e censurës, Popovski theksoi se është e ndaluar me kushtetutë dhe në asnjë rast nuk mund të aplikohet.

“Pason periudhë e reformave të mëdha në skenën mediale”, tha Popovski.

Në lidhje me financimin e shërbimit publik pas heqjes së taksës, ministri tha se deri tani plani është që RTVM-të të financohen nga buxheti i shtetit, konkretisht 0.7 për qind të shkojë për shërbimin publik dhe kjo përqindje për katër vite të rritet për 0.3 për qind, gjegjësisht të arrijë në 1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button