Burgjet norvegjeze si pushimore luksoze!

Burgjet zakonisht janë ndërtesa të mëdha dhe të ftohta me qeli të vogla dhe me rregulla rrigoroze. Por, një burg në Norvegji më shumë i ngjan hotelit sesa një institucioni përmirësues.

Këtu të burgosurit i mbajnë çelësat e qelive të tyre, ndërsa gardinierët  nuk mbajnë armë.

Të dënuarit veshin rroba çfarë të dëshirojnë, ndërsa gjatë ditës bëjnë punë që mund të fitojnë deri në 10 dollarë në ditë, si kopshtari apo kujdesje të kuajve.

Norvegjezët tashmë janë kritikuar nga mbarë bota për këtë çështje, por asgjë prej saj nuk është me rëndësi meqë sistemi i tyre si duket ka sukses. Vetëm 16 për qind të të burgosurve që kanë vuajtur në këtë burg, sërish kanë bërë kundërvajtje, ndërsa tek burgjet amerikane kjo mesatare arrin 43 për qind.

Reportazha e Si-En-En për burgjet norvegjeze mund ta shihni në videon si vijon. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button