Pashinian bën “pauzë” në protestat në Armeni

Udhëheqësi i opozitës në Armeni, Nikol Pashinian, bëri thirrje për një pauzë në protestat antiqeveritare, pasi Partia Republikane në pushtet dha indikacione se mund ta mbështesë zgjedhjen e tij kryeministër, në votimin parlamentar më 8 maj.

Pashinian e mirëpriti ndryshimin e qëndrimit të Partisë Republikane dhe tha se protestat, tash për tash, do të ndalojnë, njofton REL.

Të mërkurën, në gjithë Armeninë ka pasur protesta masive, në përgjigje të thirrjes së Pashinianit për grevë të përgjithshme dhe mosbindje civile.

Thirrja është bërë pasi Parlamenti armen ka votuar kundër zgjedhjes së tij kryeministër, më 1 maj.

Protestat që ka udhëhequr Pashinian qysh më 13 prill kanë detyruar kryeministrin Serzh Sarkisian të japë dorëheqje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button