Dogana fitoi donacion në pajisje prej 30.000 dollarë

Donacion prej 30.000 dollarë në pajisje fitoi sot Drejtoria doganore, përmes Programit të SHBA-së për kontrollim të eksportit dhe sigurisë kufitare.

Donacioni ka për qëllim ta lehtësojë punën e përditshme të nëpunësve doganorë në Maqedoni.
Drejtoria doganore me ndihmën e donacionit vazhdimisht me instrumente për zbulimin dhe matjen e rrezatimit radioaktiv, për kontrollimin e zgavrave të automjeteve, dylbi termike për pamje gjatë natës me ndihmën e kamerës termike gjatë operacioneve speciale në errësirë të plotë, dritë dore me mbushës – Malite, mjet multifunksional dhe mbushës për bateri.

“Pajisja do ta përmirësojë kapacitetin për zbulimin e radiacionit dhe shqyrtimin e hollësishëm dhe do ta përforcojë aftësinë e Maqedonisë që ta ruajë sigurinë e kufijve të saj”, tha ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni Paul Wohlers. 

Kreu i Drejtorisë doganore Vanço Kargov theksoi se shërbimet doganore përveç aktivitetet vijuese për inkasimin e të hyrave publike dhe lehtësimin e tregtisë ballafaqohen me sfida të reja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button