Neto rroga mujore e paguar në mars arrin 21.081 denarë

Neto rroga mesatare mujore e paguar për një të punësuar, në mars të vitit 2012, në krahasim me muajin mars të vitit 2011, është rritur për 2.4 për qind në nivelin nominal, por vetëm 1 për qind në nivelin real.

Rritja nominale e neto rrogave ka të bëjë, para se gjithash, në rritjen e neto-rrogës së paguar mesatare mujorepër një të punësuar në sektorët: informacione dhe komunikime me 55.9 për qind, në veprimtaritë shkencore dhe teknike me 16 .8 për qind dhe ndërtimtari me 6.9 për qind.

Neto rroga mesatare e paguar për një të punësuar në mars të vitit 2012, arriti 21.081 denarë, ndërsa bruto-rroga për një të punësuar në mars të vitit 2012 arriti 30.876 denarë.

Në mars të vitit 2012, 2 për qind e të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë pranuar rrogë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button