Tërmeti në Itali, tetë të vdekur (VIDEO)

Një tjetër tërmet me intenzitet prej 5,8 ballë sipas shkallës së Rihterit e goditi Italinë verilindore. Sipas informatave, gjatë dridhjes kanë humbur jetën së paku tetë persona.

Informatat për numrin e të vdekurve në tërmetin e ri ndryshohen. Gjatë tërmetit është shkaktuar edhe dëm i madh material. Epiqendra e tërmetit ka qenë me thellësi prej 9,6 km në rrethinën e Modenës, në afërsi të epiqendrës së tërmetit që javën e kaluar morri gjashtë jetë.

Tërmeti është ndjerë edhe në Veneci, Vinçencë, Firencë, Bolcano, e deri në Istra të Kroacisë.

Në një tërmet me fuqi të ngjashme para shtatë ditëve goditi pjesën verilindore të Italisë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button