Me ligjin e ri për gjykata, kryetari i gjykatës mund të shkarkohet nëse e kurdis orarin e gjykatësve

Kuvendi i Maqedonisë sot i ka miratuar ndryshimet në ligjin për gjykata, Këshillin Gjyqësor dhe ligjin për arsim të lartë, njofton Portalb.mk.

Ligjet për gjykatat dhe për Këshillin Gjyqësor janë pjesë e pakos reformuese që janë marrë vesh opozita me shumicën parlamentare.

Më ndryshimet e ligjit për gjykata, është e paraparë që gjykatësi të mundet të ketë përgjegjësi disiplinore nëse në mënyrë të paarsyetuar nuk i cakton seancat gjyqësore për lëndët, e anulon procedurën ose nuk e merr lëndën që të punojë dhe kështu mund të vijë deri te anulimi ose vjetërsim të ndjekjes penale.

Kryetari i gjykatës mund të shkarkohet kur Këshilli Gjyqësor të konstatojë se nuk i ka zbatuar dispozitat për shpërndarje të lëndëve gjyqësore. Kryetari i Gjykatës mund të shkarkohet nëse në mënyrë jo të rregullt do t’i zbatojë dispozitat ose i ka keqpërdorur për orarin vjetor për punën e gjykatësve.

Sipas të njëjtit ligj, gjykatësi mund të shkarkohet edhe nëse i zbardh në opinion informatat e besueshme që i ka mësuar gjatë veprimit nëpër lëndë.

Me ndryshimet, Gjykata Supreme ka afat prej gjashtë muajve që të japë mendim juridik pas iniciativës së dorëzuar, pas iniciativës së kryetarit të gjykatës, të gjykatësve ose avokatëve për zbatim të ligjeve. Mendimet do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës Supreme.

Në ligjin për Këshillin Gjyqësor, me ndryshimet e reja është e paraparë që anëtari i Këshillit Gjyqësor, derisa i zgjat mandati, nuk do të mundet të zgjedhet për gjykatës, për gjykatës në gjykatë më të lartë ose për kryetar të ndonjë gjykate, dhe mund të dëbohet nga funksioni nëse kundër tij ngritët akuzë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button