K.M. ‘Liria’ kthehet me tetë medalje nga Parisi

Klubi i mundjes Liria ka arritur një sukses për lakmi në turneun ndërkombëtar të mundjes që gjatë fundjavës është mbajtur në Paris të Francës.

Në një konkurrencë mjaftë të fortë, ku kanë marrë pjesë 66 klube me rreth 500 mundës nga vende si Gjermania, Sllovakia, Hungaria, Armenia, Franca e tjerë, klubi shqiptar nga Çairi ka rrëmbyer 6 vende të para, një të dytë dhe një të tretë.

Në kategorinë e të rinjve vendet e para i kanë fituar: Shaip Brava (35kg), Elmedin Sejfullahu (38kg), Samir Rexhepi (42kg), ndërsa tek kadetët: Amir Rexhepi (42kg), Irfan Rexhallari (54kg) dhe Valon Rogaçi (69kg). Vendin e dytë e ka fituar: juniori Emin Abazi (55kg), kurse në të tretin ka përfunduar Riad Rexhepi. 

Në Paris, ata kanë qenë nën udhëheqjen e trajnerit Sedat Baftiu dhe kryetarit të klubit Betim Vrenezi. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button