Është ndërprerë debati i sotëm për ligjin për media

Komisioni për Transport dhe Lidhje në të cilin duhej të diskutohet për amendamente e Ligjit për media sot është ndërprerë për shkak koordinimit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, por edhe për shkak seancës plenare në të cilën miratohen disa ligje, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Damjan Mançevski pas ndërprerjes së seancës kërkoi punë më efikase të deputetëve. Opozita përsëri kritikoi se nuk mund të ndërrohet mënyra  me të cilën zgjidhen anëtarët e këshillit programues të RTVM-së dhe Agjencisë së Mediave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button