Dramë në Manastir, vëllai ia djeg shtëpinë vëllait dhe komshiut, zjarrfikësit ia thyejnë krahun një banorit

Një banor i Manastirit ia ka djegur shtëpinë vëllait të vet me lëndë djegëse në rrugën “Lubojno” në Manastir, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njofton SDK, përveç shtëpisë së vëllait, është djegur edhe shtëpia e komshiut që me tre fëmijë të mitur ka mbetur në rrugë, pa kulm mbi kokë. Sipas të dëmtuarve, njëri vëlla ia ka djegur shtëpinë vëllait tjetër për shkak të zënkave për shkak pronës.

Banorët akuzojnë se zjarrfikësit janë vonuar, nuk kanë pasur mjaftueshëm ujë, ndërkaq automjeti i zjarrfikësve duke lëvizur mbrapa e ka goditur një njeri, të cilin ia ka thyer krahun.

Nga zjarrfikësit thonë se menjëherë pas paraqitjes kanë intervenuar, por kur kanë arritur zjarri vetëm se është zgjeruar dhe vlerësojnë se rastin e kanë paraqitur në fazë kur zjarri vetëm se ka marrë hov.

Zjarrfikësit nga ana tjetër thonë se banorët e lagjes i kanë sulmuar në rrugë, i kanë sharë dhe është kryer mobing ndaj tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button