Trupat amerikane do të mbeten në Korenë e Jugut

Qeveria e Koresë së Jugut tha se trupat amerikane do të mbeten në këtë vend, edhe nëse arrihet marrëveshje për të përfunduar zyrtarisht Luftën e Koresë.

Rreth 29,000 ushtarë amerikanë ndodhen në Korenë e Jugut, në bazë të një marrëveshjeje të sigurisë, të arritur pasi ka përfunduar lufta më 1953, transmeton REL.

Koreja e Veriut, më herët, ka kushtëzuar heqjen dorë nga armët bërthamore me largimin e trupave amerikane nga gadishulli.

Por, një zëdhënës i Qeverisë jugkoreane tha se prania e tyre “nuk ka të bëjë asgjë me nënshkrimin e traktateve të paqes”.

“Trupat amerikane në Korenë e Jugut janë një çështje që lidhet me aleancën midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara”, tha zëdhënësi Kim Eui-kyeom.

Në takimin e tyre historik, të premten e kaluar, presidenti jugkorean, Moon Jae-in, dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, janë zotuar se do të punojnë për denuklearizimin e Gadishullit Korean dhe nënshkrimin e një traktati të paqes që do t’i jepte fund edhe formalisht Luftës Koreane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button