Dieta 13-ditore që do t`ju ndihmojë të humbisni peshë dhe t`ju thoni lamtumirë problemeve me stomakun

Duke qenë se jemi në prag të sezonit veror, disa kile më pak nuk bëjnë keq. Një prej dietave më efektive është dieta 13-ditore, e njohur si dieta e astronautëve. Dieta e astronautëve ju ndihmon të rrisni metabolizmin dhe të humbisni peshë. Quhet e tillë pasi nëse ndiqen udhëzimet do të ndiheni të lehtë sikur të ishit në hapësirë. Janë disa ushqime nga të cilat duhet të hiqni dorë dhe kjo dietë konsiston më shumë në proteina dhe shumë pak në fibra dhe karbohidrate, transmeton Revista Class.

Ushqimet nga të cilat duhet të hiqni dorë janë:

-Pijet me gaz dhe lëngjet e frutave

-Pijet alkoolike (sepse përmbajnë sheqer)

-Kripa dhe sheqeri

-Perimet e larta në karbohidrate si patatet, karrotat etj.

-Orizi dhe makaronat

-Buka dhe drithërat

-Produktet e tymosura të mishit

Zëvendësojeni mishin e lopës me peshk dhe proshutën me vezë. Konsumoni këto ushqime:

-Kërpudha

-Vezë

-Mish peshku dhe pule

-Domate dhe kastraveca

-Brokoli, lulelakër dhe bishtaja

-Marule dhe lakër

-Kungull

-Sallatë

-Qumësht vegan

Hidhni një sy shembullit të kësaj menuje dhe mundohuni ta bëni tuajën:

Mëngjesi: Dy vezë të ziera ose të pjekura + një filxhan kafe pa qumësht dhe pa sheqer.

Dreka: Gjysmë pule me përmasa mesatare + sallatë me domate dhe kërpudha + një gotë qumësht soje ose kafeje të zezë.

Ndërmjet vakteve: Një filxhan çaj jeshil.

Darka: Një gotë qumësht bajameje, peshk dhe 150 gram tofu.

Mos lini pas dore vitmainat dhe mineralet, bëni vrap ose ecje përditë, si dhe kosumoni sa më shumë ujë (rreth 2 litra në ditë). Nëse vuani nga problemet me tretjen këto ndyshime dhe dieta e sugjeruar do t`ju ndihmojnë t`i përmirësoni.

Gjithashtu mundohuni të ndiqni këto këshilla:

-Qëndroni të hidratuar gjatë ditës

-Shmangni ushqimet e shpejta, të skuqura, pikante, ëmbëlsirat, çajin e zi, pijet me gaz dhe alkoolin

-Eleminoni ose reduktoni pirjen e cigares

-Konsumoni kumbulla të thata

-Mos u shtrini direkt pas ngrënies

-Gatuani me vaj ulliri në vend të gjalpit

-Flini mjaftueshëm

-Konsumoni çaj kamomili, menteje dhe xhinxheri

Burimi: Bright Side

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button