Kujdes! Këto ushqime mund të shkaktojnë përshpejtim të menopauzës

Mosha e kalimit në menopauzë mund të ketë një ndikim shumë të madh në shëndetin e gruas ndërsa plaket.

Ka një sërë faktorësh që mund të parashikojnë moshën kur kaloni në menopauzë, duke filluar nga gjenetika (në cilin vit mamaja juaj pësoi këtë “ndryshim”) deri tek indeksi i masës trupore, duhanpirja dhe ekspozimi ndaj kimioterapisë. Por, një studim i ri nga Universiteti Leeds, në Britani, sugjeron se mund të jetë një parashikues për fillimin e menopauzës: ushqimi që hani çdo ditë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se dietat të cilat konsistojnë kryesisht me ushqime të shëndetshme, si peshku i yndyrshëm dhe thjerrëzat (bizelet dhe fasulet) mund të shtyjnë fazën e menopauzës me gati 3 vjet. Kjo bazohet në moshën mesatare që gratë hyjnë në menopauzë, që është 51 vjeç. Ndërkohë, pjesëmarrëset që kishin konsumuar shumë makarona të bardha dhe oriz janë më të predispozuara që të kalojnë në menopauzë 1 vit e gjysmë para moshës mesatare.

Gjatë studimit u analizuan të dhëna nga më shumë se 14 mijë gra në Britani, të cilat kanë plotësuar një pyetësor për mënyrën e ushqyerjes dhe stilin e jetesës. 4 vite më pas, shkencëtarët zbuluan se më shumë se 900 e grave të intervistuara kishin përjetuar një fillim natyral të menopauzës, që do të thotë se nuk kanë pasur perioda për 1 vit dhe nuk kanë përjetuar asgjë që mund të nxisë kalimin e parakohshëm në menopauzë, si kanceri, ndërhyrjet kirurgjikale ose trajtimet farmaceutike. Nga këto 99 gra, kualiteti i këtyre dietave është një tregues i rëndësishëm nëse ato kanë hyrë më herët apo më vonë në menopauzë sesa mesatarja.

Kalimi i hershëm në menopauzë mund të jetë një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe kockave, depresionin dhe demencën.

Burimi: Prevention / Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button