Arkëtari i Vatikanit pritet të përballet me dy gjyqe për abuzim seksual

Kardinali George Pell pritet të përballet me dy gjykime mbi akuzat për sulme seksuale, tha një gjykatë në Australi.

Arkëtari i Vatikanit, 76 vjeç, e mohoi fajësinë për të gjitha akuzat, të cilat lidhen me vitet 1970 dhe 1990.

Pell u paraqit sot në gjykatën e shtetit Viktoria të Australisë, ku prokuroria dhe mbrojtja kërkuan që rasti të ndahet në dy gjykime, transmeton REL.

Nëse gjykatësi pajtohet, juri të ndara do të dëgjojnë akuzat kundër karidnalit Pell për kohën e tij si prift në qytetin Ballarat në vitet 1970 dhe për kohën e tij si kryepeshkop i Mellburnit në vitet 1990.

Kardinali Pell është katoliku me pozitën më të lartë i Australisë dhe një nga zyrtarët më të fuqishëm në Vatikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button