Koxias: Përvoja tregon se nëse ndërrohet kjo qeveri, tjetra do ta dërgojë Zaevin në burg

“Ne kemi bërë mirë që e kemi hapur çështjen për “erga omnes”, mundeshim që të udhëheqim me bisedimet, a me atë të jemi afër, për herë të parë aq afër, deri në marrëveshje. Por, edhe të mos arrihet marrëveshje, ne nuk do të jemi fajtor dhe këtë e di gjithësia”, thotë shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias në një intervistë për emisionin “Istories” për televizionin grek “Skaj”, njofton Portalb.mk.

Koxias vlerëson se bisedimet kanë shkuar dhe shkojnë mirë, por duhet dhe tanimë është çështje e palës tjetër “nëse do të pranojnë erga omnes, a ai është vendim i guximshëm” dhe sqaron se është i gabuar perceptimi, erga omnes të jetë vetëm për përdorim të jashtëm.

“Që të jetë erga omnes e vërtetë duhet që të zbatohet edhe në brendinë e vendit. Mund të nënshkruhet marrëveshje ndërkombëtare që mund ta përmbajë të gjithë këtë? Mundet dhe ekzistojnë juristë që besojnë në të. Por, përvoja tregon se nëse ndërrohet kjo qeveri, tjetra që do të vijë në pushtet do ta dërgojë Zaevin në burg, me arsyetimin se e ka shkelur Kushtetutën, me pranimin e emrit ndërkombëtar që nuk është e paraparë dhe nuk lejon ndryshimin e Kushtetutës. Gjegjësisht edhe për mbrojtjen e tyre, ashtu siç kam sqaruar, është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës”, deklaroi Koxias.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button