Ish zyrtari i lartë në Pentagon Bzhezhinski: Dështim nëse Maqedonia nuk bëhet anëtare e NATO-s

Ballkani Jugor është pika e dobët e NATO-s dhe Rusia këtë e vëren. Ish zyrtari i lartë në Pentagon, Jan Bzhezhinski në intervistë për “360 gradë” kështu shpjegon ndikimin rus në rajon. Ai nuk mendon se Ballkani do të destabilizohet nëse në korrik Maqedonia nuk bëhet anëtare e NATO-s. Bzhezhinski sheh optimizëm tek pala greke për integrimin e vendit në Aleancë, por vendimi eventual që Maqedonia në korrik të pret para dyerve të NATO-s, megjithatë mund të interpretohet si mossukses.

“Sa i përket asaj se çfarë do të ndodhë në korrik, nuk e di. Shoh sinjale optimizmi dhe arsye për optimizëm. Shoh shenja pragmatizmi tek pala greke. Por, nëse kjo ftesë nuk zbatohet në korrik, nuk mendoj se ky do të jetë nxitësi kryesor i destabilizimit në Ballkan. Do të jetë mossukses, nuk do t’u ndihmojë atyre në Maqedoni që janë të përkushtuar për idenë transatlantike, që janë të përkushtuar për reforma demokratike e kështu me radhë” – deklaroi Jan Bzhezhinski, ish zyrtar i lartë në Pentagon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button