Korrupsion nëpër burgjet e Maqedonisë, celular me internet 600 euro, pa internet 200

Telefon celular të vjetër disa vjet, kushton 600-700 euro, pa internet kushton 200 euro, një televizor 32 inç kushton 500-600 euro, dyshek gjysmë të përdorur 1.000 denarë, ftohës të vogël 200 euro. Këto janë vetëm disa nga çmimet në Burgun e Idrizovës për gjërat e ndaluara deri te të cilat arrijnë të burgosurit, njofton Portalb.mk.

Ekuipimi jo i mjaftueshëm i autoriteteve të burgut, mostrajnimi dhe statusi i dobët materialo – financiar, shprehja jo-profesionale duke përdorur masë të tepruar të forcës dhe dukuritë e korrupsionit janë disa nga arsyet për trajtim jo-human dhe jo adekuat të të burgosurve, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Edhe Stejt Departamenti në raportin për të drejtat e njeriut, e ka kritikuar Maqedoninë në çështjen e trajtimit të të burgosurve, gjegjësisht sipas tyre, rojtarët e burgjeve i torturojnë personat e dënuar.

Ekspertët thonë se në burgjet e Maqedonisë nuk sundojnë ligjet e Maqedonisë, por ligjet e burgut, ndërkaq korrupsioni jo vetëm që është i paligjshëm, por edhe i shkel të drejtat e njeriut në burgjet e vendit.

Storjen e plotë të përgatitur nga MIA, mund ta lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button