Incident në Shkup, plagoset me armë zjarri 19 vjeçari Omer S.

Mbrëmë rreth orës 22 10 minuta në Bulevardin Jane Sandanski, 19 vjeçari Omer S. është plagosur nga persona të panjohur.

Nga Ministria e Brendshme konfirmojnë rastin dhe deklarojnë se janë vënën në kërkim të autorëve të këtij incidenti dhe janë  duke punuar intenzivisht në zbardhjen e plotë të rastit. Megjithatë në linjë telefonike për Alsat-M, shprehen se ‘derisa personi me iniciale O.S.  ka qenë duke ecur në afërsi të tij ka qëlluar një zënkë mes 5-6 personave, njëri nga të cilët ka nxjerr revoltën dhe ka shtënë 2-3 plumba, prej të cilëve njëri ka përfunduar në gjoksin e Omer S, i cili më pas është dërguar në spitalin e qytetit ku edhe po mbahet për kurim’. 

Lajme të ngjashme

Back to top button