Fuere: Është shqetësuese për Maqedoninë nëse nuk ka negociata me BE këtë vit

Ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni konsideron se nëse Këshilli i BE-së nuk miraton fillim të ngociatave për vendin këtë vit, atëherë vitin e ardhshëm nuk mundet për shkak zgjedhjeve evropiane. Në një intervistë për MIA-n ai i përshëndeti “përpjekjet e mëdha të Qeverisë”, por i përmend edhe mangësitë, transmeton Portalb.mk.

Ish-ambasadori Fuere kohës së fundit publikoi mendim për raportet e fundit të Ballkanit Perëndimor dhe strategjinë e përhapjes së Bashkimit Evropian. Ai ka shpresë të madhe që në qershor Këshilli i BE-së të miratojë fillim të negociatave me Maqedoninë, madje edhe nëse nuk zgjidhet çështja e emrit deri atëherë.

“Nëse Greqia vazhdon të refuzojë edhe pëkundër përpjekjeve të mëdha të Qeverisë maqedonase, të gjitha gjestet e vullnetit dhe besimit të mirë, nëse ende vazhdojnë të bllokojnë vendimin pozitiv për negociata, mendoj  se Greqia do të tregojë se nuk e kap për zemre interesin e Ballkanit Perëndimor”, tha Fuere.

Ai shtoi se BE ka kohë që deri në fund të vitit të jep dritë jeshile.

“Nëse nuk ka vendim pozitiv deri në fund të vitit, kjo do të thotë se nuk ka negociata sepse në të ardhemen do të humben për shkak se do të ketë zgjedhje në Parlamentin Evropian. Shpresoj se do të realizohet porosia e Mogerinit në Maqedoni që Këshilli Evropian ta miratojë rekomandimin e KE-së. Në të kundërtën do të jetë negativ dhe pozita e Qeverisë do të jetë e vështirë”, tha Fuere.

Ish-ambasadori e përshëndeti punën e Qeverisë për 11 muajt e fundit, por paralajmëron se duhet të fokusohet në reformat e brendshme dhe implementimin e tyre ashtu siç është e fokusuar në përmirësimin e pamjes së saj të jashtme.

Në intervistë për MIA-n, Fuere ka folur edhe për ligjin për përdorimin egjuhëve dhe paralajmëron se Qeveria me vetëiniciativë dhe sa më shpejt që është e mundur ligjin ta dërgojë te Komisioni i Venedikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button