Përkthimi fjalë për fjalë i qyteteve të botës

Udhëtimi nëpër botë është një nga gjërat më të bukura që mund të bëjnë njerëzit. Pavarësisht nëse do të preferoni të eksploroni qytetet e Evropës, kulturën e Azisë Lindore apo pyjet tropikale të Amerikës së Jugut, bota mbetet kryefjala e të gjithave.

E sigurisht, të vizitosh gjithë këto vende, do të thotë gjithashtu se do të përplasesh me një shumëllojshmëri gjuhësh. Fakt është se, ekzistojnë 7.106 gjuhë të ndryshme në botë, përmes të cilave mund të përkthesh një shumëllojshmëri gjërash, shkruan Tch.

Por, për të treguar sesa të ndryshme dhe unike mund të jenë gjuhët, drejtuesit e tureve aventureske kanë studiuar emrat e 191 qyteteve më të mëdha në secilin vend të botës, për të zbuluar më pas edhe “përkthimin fjalë për fjalë” të tyre.

Gjithçka mund ta shihni duke lundruar në këtë hartë interaktive, por më poshtë gjeni edhe përkthimet.

Ndoshta do të habiteni kur të mësoni se Birmingham do të përkthehej fjalë për fjalë si “fshati i popullit të Beornmundit”, Dublini nënkupton “pishina e zezë”, ndërsa Budapesti përkthehet si “furrë uji”. Po Tirana dhe Prishtina?

Prishtina (Kosova) – Ujë burimi

Tirana (Shqipëri) – Baxho/ Bulmetore

Kandahari (Afganistan) – Aleksandri i Madh

Luanda (Angolë) – Taksë

Buenos Airesi (Argjentinë) – Erëra të lehta

Vjena (Austri) – Kështjellë e bardhë

Baku (Azerbajxhan) – Qytet i rrahur nga era

Dhaka (Bangladesh) – Pemë e vogël me shkurre

Brukseli (Belgium) – Shtëpi në Mars

Sarajeva (Bosnje-Herzegovinë) – Fusha përreth pallatit

Rio de Janeiro (Brazil) – Lumi i janarit

Sofje (Bullgari) – Urtësi

Bogota (Kolumbi) – Rrethimi i jashtëm i fushave bujqësore

Santiago de Cuba (Kubë) – St James i vendit pjellor

Kopenhageni (Danimarkë) – Port tregtar

Xhibuti (Xhibut) – Qilip me fibra palme

Kajro (Egjipt) – Fitimtari

Lautoka (Fixhi) – Shpoj me shtizë/ syri i demit

Akra (Ganë) – Milingona

Guatemala City (Guatemalë) – Qyteti i tokës së pyllëzuar

Tegucigalpa (Honduras) – Mali i argjendtë/ vendi ku jetojnë elitat

Budapesti (Hungari) – Furrë uji

Rejkjaviku (Islandë) – Gjiri i tymit

Delhi (Indi) – Famë, lartësi

Xhakarta (Indonezi) – I vdekuri fitimtar

Dublini (Irlandë) – Pishinë e zezë

Roma (Itali) – I fortë

Nairobi (Kenia) – Vendi i ujërave të ftohta

Monrovia (Liberi) – Emër i vënë sipas presidentit amerikan, James Monroe

Vilnius (Lituani) – Valë e madhe

Luxembourg City (Luksemburg) – Kështjellë e vogël

Kuala Lumpur (Malajzi) – Rrjedhë balte

Monaco City (Monako) – Qyteti i shtëpisë së re

Podgorica (Mal i Zi) – Nën kodrën e vogël

Amsterdami (Holandë) – Digë në ujë

Oslo (Norvegji) – Livadhi i Perëndive

Ngerulmud (Palau) – Vendi i peshkut të fermentuar

Manila (Filipine) – Vendi i “mangrovës” (bimësi tropikale)

Bukureshti (Rumani) – Qyteti i haresë

Dakar (Senegal) – Pemë “tamarinde” (tropikale afrikane)/ toka e refugjatëve

Singapore (Singapor) – Qyteti luan

Bratisllava (Sllovaki) – Lavdia e Braslavit

Bloemfontein (Afrikë e Jugut) – Shatërvani i luleve

Sevija (Spanjë) – Fushë

Kartumi (Sudan) – Fundi i feçkës së elefantit

Paramaribo (Surinam) – Popullsi e madhe buzë lumit

Damasku (Siri) – Vend i ujitur mirë

Bangkoku (Tajlandë) – Qarku i kumbullave të egra

Ashgabati (Turkmenistan) – Qyteti i dashurisë

Funafuti (Tuvalu) – Banane

Abu Dhabi (EBA) – Babai i gazelës

Birmingham (Britani) – Fshati i popullit të Beornmundit

Montevideo (Uruguaj) – Shoh një mal

Vatican City (Vatikan) – Qyteti fallxhor

Harare (Zimbabve) – Ai nuk fle

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button